Flash News

Ditari i Opozitës

Astir-Yzberisht, Muçollari: Zgjidhjet që ofron PD për hallet e mëdha, priten kudo mirë

Astir-Yzberisht, Muçollari: Zgjidhjet që ofron PD për hallet e

Në zonën e Astirit dhe Yzberishtit janë përqendruar të gjithë problemet që kanë njerëzit sot në Shqipëri nga një qeveri e keqe 12 vjeçare. Në takimet e përditshme që ka me banorët atje, kandidati i PD-ASHM, Grigels Muçollari, i konstaton këto shqetësime dhe paraqet zgjidhjet e Opozitës.

Muçollari ka zbuluar për publikun një rast ku një qytetar i zonës i ka dhuruar bashkisë 10 mijë metra katrorë truall për të bërë një shkollë e një gjimnaz, por që kjo nuk ka ndodhur prej 6 vitesh tashmë.

Në takimet me banorët, Muçollari angazhohet se ky projekt do të vihet në jetë pas 11 Majit.

Po ashtu, bizneset e vogla që mezi mbijetojnë, ankohen për detyrimet e shumta që paguajnë. Programi i PD ka parashikuar se ato do të kenë zero taksa, për xhiro deri në 180 mijë euro në vit.

Pensionistët shprehen se ajo që marrin nuk u mjafton për të mbyllur muajin, e jo më për të përballuar edhe shpenzime mjekësore.

Shumë çifte të reja kanë zgjedhur këtë zonë për të krijuar familjen. Muçollari u ka shpalosur atyre  platformën e PD, që synon të mbështesë e lehtësojë kreditimin për strehë, që i përjashton nga taksat nismat e sipërmarrjet e atyre nën 30 vjeç.

Të fundit