Flash News

Ditari i Opozitës

“Ata janë kandidatët e skandaleve”, Meta nga Puka: Fitojmë 5 me 0 në qarkun e Shkodrës

“Ata janë kandidatët e skandaleve”, Meta nga Puka:

Ilir Meta ishte i pranishëm në Pukë ku dha mesazhin e fitores që sipas tij do jetë 5 me 0 në qarkun e Shkodrës. Kreu i Partisë së Lirisë u bëri thirrje njerëzve që të votojnë ndryshimin më datën 14 maj dhe theksoi se nuk bëhet fjalë për të kthyer bashkitë në shërbim të qytetarëve, por bëhet fjalë për të ndaluar shpopullimin e vendit

"Në ditën e parafundit të fushatë zgjedhore të jem këtu në Pukë dhe t’i jap Shqipërisë mesazhin e fitores 5-0 në qarkun e Shkodrës. Ju jeni të paduruar për fitore, sepse po të vazhdojë përfaqësuesi i Edi Ramës për Pukën edhe një mandat tjetër, pas 4 vjetësh do mbetet ai aty te turizmi dhe ca bangladeshas si kamarierë."

"Nuk bëhet fjalë për të kthyer bashkitë në shërbim të qytetarëve, por bëhet fjalë për të ndaluar shpopullimin e vendit, këtë projekt të mirë planifikuar të një organizatë mafioze të cilën e zbaton Rama i marrë peng prej tyre dhe grupeve kriminale. Ne nuk i duam bashkitë tua japim të fortëve dhe të dhunshmëve, por atyre që cdo gjë do ta bëjnë me transparencë."

"Ata janë kandidatët e skandaleve, këta janë kandidatët e qytetarëve. Me ne do të jenë gjithë socialistët e ndershëm, të cilët sekti i rilindjes i ka përjashtuar nga çdo vendimmarrje Ne nuk përfaqësojmë thjesht opozitën politike, por opozitën qytetare."

Të fundit