Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Audio e bisedës në '91, Berisha: Rama erdhi i paftuar, s'ka qenë protagonist i lëvizjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për audio-regjistrimin me Edi Ramën me 4 janar 1991, i transmetuar nga Blendi Fevziu në 'Opinion' disa ditë më parë.
Në një intervistë në Syri tv, kreu i PD thotë se Edi Rama kishte shkuar i paftuar në atë takim, ndërsa shton se ai nuk ka qenë protagonist i lëvizjes së dhjetorit '91.
Pjesë nga intervista:
Peka: Sot kundërshtarët politik jeni ju përballë Edi Ramës. Para pak ditës Blendi Fevziu publikoi një përgjim që nga mënyra e audios ishte e vitit 1991 tek shtëpia e piktorit Sali Shijaku, ku ishit ju, Rama, Azem Hajdari dhe Sali Shijaku. Aty dëgjohej pastër vetëm zëri i Ramës, në atë kohë nuk është se ka pasur celular, por duket si përgjues në trup. Z. Berisha, kur e dëgjuat këtë audio, ju e dinit se ishte një regjistrim i tillë, ose e dinit që biseda që bëhej me ta regjistrohej.
Berisha: Për herë të parë për këtë audio e kam mësuar pak muaj më parë, kur Blendi Fevziu më thotë se më ka rënë në dorë një audio. Dhe unë e quajta një gjë natyrisht të paligjshme regjistrimin. Por po të më pyeste Fevziu a ta publikoi, menjëherë do i thoja publikoje.
Dhe mua më erdhi mirë që u publikua. Disa gjëra dua të sqaroj. Së pari, Edi Rama nuk ka qenë protagonist. Ata që mendojnë se ka qenë, absolutisht gënjejnë. Po, ai erdhi në një kohë kur lëvizja krijoi pluralizmin dhe partinë, filloi një aktivitet në arte të cilin për hirë të së vërtetës, dy të deleguar të PD-së, Arben Imami dhe Arben Demeti i shkuan dhe i dolën ballë për ballë dhe ja kthyen sallën kundër dhe pastaj Edi Rama krijoi një parti, e quajtën KIS-Kristiani-Islamike të kësaj natyre. Një parti pa asnjë lloj elektorati. Kjo është e vërtetë e Edi Ramës. Por Edi Rama ka një dimension tjetër në atë periudhë. Dimensioni tjetër i tij është radikalizmi. Tani do të ndalem pak në këto momente.
Peka: Para se të ndalemi këtu, ai përgjim a ishte bërë nga Edi Rama...
Berisha: Këtë nuk mund ta them. Ai përgjim ishte nuk e di se nga kush, por ishte i pautorizuar. Nëse ti na fton në një mjedis dhe regjistron pa na thënë kryen një shërbim. Nuk të them dot se kush e ka bërë, nuk kam asnjë të dhënë. Unë jam plotësisht dakord për publikim e tij. Unë nuk i heq asnjë presje fjalëve që kam thënë. E kam deklaruar në mënyrën më të përsëritur, në atë kohë dhe në vite, se dy kanë qenë qëllimet kryesore në qëllimin tim në lëvizje.
E para, shmangia e një gjakderdhje. Isha gjakftohtë, kisha parashtruar absolutisht të gjitha tezat që ishin parashtruar gjatë gjithë viteve ’80 nga disidencat, duke nisur nga ajo polake e duke përfunduar tek kërkesa e fundit e Andrej Saharov për heqjen e nenit nga kushtetuta që i jepte hegjemoni Partisë Komuniste. Pra, në ato shkrime dhe unë nuk isha disidentë, sepse ata ishin njerëz që burgoseshin, dilnin nga burgu, shkruanin, kishin një vetëbotim klandestin.
Kurse në Shqipëri, ata që ishin të tillë, ata ishin në burgje dhe një rresht i tyre nuk pipëtinte jashtë. Ata shkruanin, i shkruanin Enver Hoxhës letrat më të ashpra, i shkruani Ramiz Alisë letrat më të ashpra, organizonin kryengritje, por gjithçka ngelej në terrin e institucioneve të dhunës dhe burgimit të diktaturës. Unë nuk isha disident, por arrita të publikoj në një seri artikujsh dhe në takimin me Ramiz Alinë, një platformë të tërë e cila parashikonte të gjitha kërkesat e paraqitura që unë i lexoja se unë nuk kisha ndonjë formim të veçantë, por i lexoja dhe i paraqitja.
Tani të vijmë tani tek momenti më themelor, revolucioni. Ai ishte revolucion. Ai është një nga faqet më të ndritura të historisë kombëtare të shqiptarëve. Revolucioni më paqësor, më i fuqishëm, më i efektshëm. Kishte patur lëvizje të tjera para studentëve, por vetëm këta ja dolën. Ja dolën sepse u treguan të pamposhtur.
Ramiz Aliaj përdori gjithçka duke përdorur karotën dhe shkopin, që t'i mposhte. I rrahu në darkë në 1 të natës pasi i priti në zyrë, në një rast që nuk kishte ndodhur kurrë, që një president të dilte e të shkonte në universitet për të takuar studentët. Por u kishte nxjerrë ministrin e Brendshëm në pritë në mënyrë që të mos mendonin më takimin me të, sepse kishte lënë takim të nesërmen.
Faktori i dytë, sepse nuk mjaftonin vetëm studentët të cilët ishin kryesorët dhe të pazëvendësueshmit, studentët në këtë revolucion. Por përsëri ishte një faktor i dytë madhor që e gjunjëzoi Ramiz Alinë, ishte vërshimi drejt studentëve i punonjësve të ndërmarrjeve të Tiranës, përfshirë edhe Kombinatin Poligrafik të Partisë, uzinën e traktorëve, të gjitha ndërmarrjet që konsideroheshin besnike ndaj partisë. Vërshimi i punëtorëve drejt studentëve i dha goditjen përfundimtare. Sigurisht intelektualët patën rolin e tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Por sa për intelektualët Ramiz Aliaj i mblidhte brenda 3 orëve dhe i çonte ku të donte dhe absolutisht Shqipëria nuk ndryshonte, po të mos ishin këta. Ky ishte një revolucion i ndritur. Për ata që kanë nocionet më elementare se çfarë është revolucioni, ky është revolucioni me i fuqishmi në historinë kombëtare të shqiptarëve, rrëzimi i regjimit. Tani dy fjalë këtu. I dëgjoj, por ishte në tryezë. Janë naivë ose janë injorantë. Pse?
Të gjitha revolucionet demokratike përveç njerëzit u zhvilluan në protesta dhe tryeza. Kudo pa përjashtim. Poloni, Bullgari, Hungari, kudo. Në Çeki, dy javë studentët dalin në protestë e ftuan Havelin, shkoi ai u bashkua me ta dhe ndodhi ndryshimi. Pra, ky ishte një revolucion tipik përveç njërit. Cili ishte ky, Rumania. Por kush e fitoi revolucionin në Rumani. Harrojnë këta, e fitoi nomenklatura. Ai që erdhi në krye të revolucionit ishte Iliesku, një ish-sekretar i propagandës, një ish-Ramiz Aliaj i Çausheskut, në një kohë.
Se këta mendojnë se u vra Çaushesku. Rrethanat e vrasjes së tij janë nga më enigmatiket dhe historia do t'i sqarojë ato. Problemi është se këta që pretendojnë siç pretendonte Rama, të sulmojnë bllokun, çfarë ishte kjo. Ishte tani rikthimi i skenarit rumun. Pasi dështoi në fillimet e veta dhe pranoi pluralizmin, Byroja Politike mesa duket mendoi të rikthejë skenarin rumun tani, me zgjidhje të pjesshme.
Zgjidhje e pjesshme cila ishte; largimi i të gjithë atyre që përbënin kërcënim për ta dhe rivendosja në krye të Edi Ramës me shokë. Edi Rama në mbledhjen tonë erdhi i paftuar dhe i thotë Gramoz Pashko se; kush të solli ty. Më dërguan, tha, por kush të dërgoi i tha Pashko prap. Dhe pasi kishte thënë se nuk duhet të ketë asnjë komunist, duket sulmuar blloku, të rrethohet Ramiz Aliaj, etj., tha se më dërguan. Por kush të dërgoi dhe ky u ngrit dhe iku, pa thënë se kush të dërgoi. Nuk dua të mohoj aktivitetin e tij të mëpasshëm, por ky aktivitet ekstremist i tij, lindte absolutisht dyshimin se donte të shtynte në një gjakderdhje, ku sigurisht fitonin ata që kishin armë. Kurse revolucioni i dhjetorit vazhdoi i pamposhtur, vazhdoi deri sa përmbysi me votën e lirë sistemin komunist.
Peka: Megjithatë z. Berisha, atë që dërguan Edi Ramën sipas dëshmisë tuaj, me garant të ndjerin Pashko, duket se në një farë mënyrë u arrit. Nuk mori të djathtën, por mori të majtën komuniste në Shqipëri. Dhe ai po e dominon jetën politike të vendit.
Berisha: Shaban Murati është një gazetar i njohur, publicist i shquar, i përkushtuar, ka shkruar një gjë shumë interesante para disa muajsh. Thotë se në 1997 në një kafe ku pinte çdo ditë kafenë Ramiz Aliaj, shkoja dhe unë. Aty vinte Sofo Lazri.
Çfarë ishte Sofo Lazri. Ky sipas burimeve absolutisht të besueshme ka qenë shefi i KGB-së për Shqipërinë, pra ka qenë shefi direkt i Ramiz Alisë. Këtë e kisha konstatuar 100%. Por burime që e nxirrnin Sofon shef të KGB-së, këtë ma kanë thënë nga burime të huaja shumë serioze. Pra Sofo Lazri, kur Ramizi nuk është këtu dhe mjedisi aty po priste me adhurim Fatos Nanon, thotë; lëre mor, nuk duhet gjë çuni i Thanasit, na duhet çuni i Netës këtu thotë, thërrisni çunin e Netës. Çuni i Netës ishte Edi. Se e ëma quhej Aneta Koleka. E vërteta është se kur ka vdekur Sofoja, Edi Rama ka çarë telefonat e gazetarëve që të shkruajnë se ka qenë person i rëndësishëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38