Flash News

Ditari i Opozitës

Audiopërgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e qeverisë për të shmangur vëmendjen nga inceneratorët

Audiopërgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e qeverisë

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur në lidhje për të ashtëquajturin audiopërgjim të ri për 21 janarin.

Meta tha se kjo është shashkë nga qeveria me interesin për të hequr vëmendjen nga skema e inceneratorëve.

Ai shtoi se këto skandale tregojnë që drejtësia “hap dhe mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës”.

“Mendoj se kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga skema e inceneratorëve dhe nga skandale të tjera, këto janë histori që nuk fshehin dot skandalet e Edi Ramës por tregojnë nivelin e drejtësisë që hap dhe mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.

Ata të hetojnë por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin si po rripen çdo ditë nga regjimi i Edi Ramës dhe mezi presin 14 majin për të rikthyer qeverisjen në sistemin vendor, demokracinë dhe llogaridhënien”, tha Meta.

 

Të fundit