Flash News

Ditari i Opozitës

Aulon Kalaja nga protesta: Pushteti që shkel ligjin quhet mafie, jo qeveri

Aulon Kalaja nga protesta: Pushteti që shkel ligjin quhet mafie, jo qeveri

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur nga podiumi i protestës së opozitës, ku denoncoi shkeljet e qeverisë.

Kalaja deklaroi me tone të forta, se një pushtet që shkel është mafie dhe se kjo mafie duhet të rrëzohet.

“Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie. Historia na ka mësuar se mafia i zgjidh probleme me vrasje. Do ta shohim Rama apo Balluku. Nuk di se kë të zgjedhësh në shportën me kumbulla dhe dardha të kalbura, të zgjedhësh djalin apo vajzën që tradhtuan atdheun”, tha Kalaja.

Aktivisti u shpreh se liria dhe ndryshimi arrihen vetëm përmes përpjekjeve dhe guximit, teksa iu bëri thirrje qytetarëve të ngrihen kundër kësaj qeverie.

"Zoti nuk do ta ndryshojë kurrë gjendjen e një vendi, nëse ai nuk do që ta ndryshojë vetë gjendjen e tij. Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta, prandaj fati i popullit tim, është fati im. Kujdes, fati i buzëqesh vetëm guximtarëve dhe kurrë nuk është arritur ndonjë gjë e madhe, pa përpjekje të madhe. Skllevërit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë. Për zogjtë e rritur në kafaz, fluturimi është sëmundje. Prandaj një thirrje për ty e kam edhe për ty o mercenar, që pështyn gënjeshtra e propagandë përnatë në ekranet televizive. Shpirtin me bukë mbaje, por mos e bëj leckë dinjitetin e atdheut. Ne nuk po vuajmë vetëm nga dhuna e Ramës, por edhe nga heshtja e të mirëve. Më mirë zbardhur, sesa këmbët në një këpucë. Mos vdis para se të të prekë plumbi", u shpreh Kalaja.

Të fundit