Flash News

Ditari i Opozitës

Aurel Bylykbashi caktohet drejtues politik në Vlorë

Aurel Bylykbashi caktohet drejtues politik në Vlorë

Në prag të përfundimit të procesit të zgjedhjeve të reja në degët e Partia Demokratike e Shqipërisë në të gjithë vendin, kryetari i saj Sali Berisha duket se ka gati platformën e re për emërimin e drejtuesve politikë në qarqe, një hap që synon riorganizimin dhe fuqizimin e opozitës në nivel kombëtar.

Pas vendimit të mëparshëm për të caktuar Luçiano Boçi drejtues politik në qarkun e Shkodrës, tashmë ish-deputeti i njohur i Elbasanit, Aurel Bylykbashi është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorës.

Edhe pse karriera e tij politike gjatë më shumë se tre dekadave të pluralizmit është ndërtuar kryesisht në Elbasan, Berisha duket se e konsideron përvojën e Bylykbashit të vlefshme për të forcuar strukturat e së djathtës në qarqe të tjera strategjike, përfshirë edhe Vlorën.

Zgjedhje për kreun e PD Vlorë

Ndërkohë, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave të partisë, Partia Demokratike e Shqipërisë Dega Vlorë ka njoftuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e degës.

Sipas njoftimit zyrtar, më 15 mars 2026, nga ora 08:00 deri në 18:00, anëtarët e PD në Vlorë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës.

Procesi i votimit do të zhvillohet pranë selisë së Partisë Demokratike në Skelë, Vlorë.

Në garë për postin e kryetarit të degës janë:

 Nadire Meçorapaj
 Darling Banushaj

Anëtarët e PD-së në këtë degë janë ftuar të marrin pjesë në votim dhe të kontribuojnë në një proces demokratik dhe transparent për drejtimin e strukturës lokale të partisë.

Jetëshkrimi i Aurel Bylykbashit

 Aurel Bylykbashi ka lindur më 22 dhjetor 1966 në Fier dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinieri mekanike.

Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur disa poste publike dhe politike, ndër to:

 Administrator në sektorin publik
 Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
 Kryetar rajoni në Elbasan
Drejtor në Drejtorinë Detare të Durrësit

Në aktivitetin politik, ai ka shërbyer gjithashtu si kryetar i PD-së në Elbasan, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe koordinator për çështje organizative në parti.

Emërimi i tij si drejtues politik në qarkun e Vlorës shihet si pjesë e strategjisë së re të opozitës për ristrukturimin e organizimit politik në qarqe dhe përgatitjen për sfidat elektorale në vijim./POLITIKO.AL

Të fundit