Flash News

Ditari i Opozitës

“Autobusi falas” në dispozicion të të rinjve, Këlliçi tregon si lehtësohet trafiku me nënkalimin te 'Sheshi Skenderbej'

“Autobusi falas” në dispozicion të të rinjve,

Kandidati i opozitës në Tiranë, Belind Këlliçi tha se autobusi me të cilin hyri në stadiumin “Air Albania” ditën e çeljes së fushatës zgjedhore, do të jetë qendra rinore e vetme lëvizëse pasi është nën menaxhimin e FRPD-së.

Këlliçi tha në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, se do të jetë në dispozicion të të rinjve, votuesve për herë të parë të cilët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth programit të Këlliçit.

“Zyrtarisht që sot, nga dita e hënë, autobusi që ishte në stadium është qëndra rinore e vetme lëvizëse në Tiranë sepse është nën menaxhimin e FRPD, ku ata zhvillojnë aktivitete, takime, marrin të rinj, shkojnë në udhëtime, diskutime. Nuk kanë ku të mblidhen të rinjtë në Tiranë, nuk kanë ku të shkojnë”, tha Këlliçi.

Këlliçi foli edhe për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej” që do të lehtësojë trafikun e makinave. Kandidati i opozitës shpjegoi me hartë në dorë se si do të bëhet lëvizja e makinave duke e lidhur me bulevardin kryesor.

Projekti në fjalë sipas Këlliçit, ka një kosto prej 4.5 milionë euro dhe do të jetë një zgjidhje e madhe për qytetin.

Më këtë nënkalim, Këlliçi tha se përllogaritet të kursehet gjysma e kohës dhe stresit që qytetarët e Tiranës kalojnë çdo ditë kur ngecin në trafik.

Të fundit