Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Autobus falas, ulje e taksave dhe tarifave”, Këlliçi takon qytetarët: 5 pikat që do të sjellin ndryshimin në Tiranë

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi shtrëngoi duart me qytetarë, tregtarë, pensionistë, studentë, persona me aftësi të kufizuar, apo dhe socialistë të zhgënjyer nga keqqeverisja, në Njësinë 8 në Tiranë.
Ai ndau me qytetarët 5 prioritetet e programit të tij për drejtimin e bashkisë pas 14 majit, duke ritheksuar dhe njëherë angazhimin e tij kryesor, autobusin falas. Këlliçi u shpreh se shërbimi i transportit publik falas, do të ofrohet edhe për zonat rurale.
“Sa lekë e keni biletën aty? 1 mijë lekë! Do ta bëjë zero unë pas 14 majit. Ma beso, më shiko këtu, do ta bëj. Për të mos ardhur me biçikletë, për kalamajtë. Kalamajtë, e keni problem, e di”, tha Këlliçi.
Teksa takoi dhjetëra sipërmarrës në këtë zonë, Belind Këlliçi shpërndau për biznesin e vogël programin e tij për taksat dhe tarifat vendore, disa prej të cilave do të zerohen, ndërsa të tjera do të ulen deri në 50%.
“Për hapësirën publike? Ne do ta përgjysmojmë. Kam folur pa fund për këtë punë dhe prandaj po them që do ta përgjysmojmë. Me taksat, me këto, u kanë bezdisur? Do t’i ulim, nuk e di nëse i ke parë. Taksën e infrastrukturës arsimore do ta heqim. Ti hapësirë publike nuk besoj se ke këtu, por një pjesë të taksave do t’i heqim”, u shpreh Këlliçi.
Qytetarë të shqetësuar për projektvendimin e qeverisë, që parashikon shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare, morën garanci nga kandidati i opozitës, se banesat e tyre nuk do të preken.
Belind Këlliçi u shpreh se në rastet kur do të ketë nevojë për auditim, ai do të kryhet me miratimin e qytetarëve, teksa theksoi se në moment që do të duhet të ndërhyhet në objekt, pronarët e apartamenteve do të marrin të njëjtën sipërfaqe prone sa kanë pasur më herët. Ai tha se do t’i jepet fund grabitjes së pronës së qytetarëve.
“Banorët do të jenë të qetë se shtëpia nuk do t’i preket. Po e dyta, banorët duhet të dinë se çfarë ndodh. Se edhe mund të ketë pallate që mund të kenë nevojë për ndërhyrje, por kjo duhet vendosur bashkë me banorët. Edhe nëse është për t’u bërë një projekt, ti ta dish. Do ndodhi ky projekt, kam kaq metra katror, kam 80 metra, kam 70 metra, 70 do marr!"
"Çfarë ka ndodhur këtu këto vite me kryetarin e baskisë, është e tmerrshme. Janë nxjerrë njerëzit me gaz lotsjellës nga shtëpia, janë nxjerr me dhunë. Ajo që ndodhi te “Myslym Keta” herën e fundit, ka qenë tmerr, i prenë dritat, në orën 4 të mëngjesit u prenë ujin."
"Te “5 Maji”, me gaz lotsjellës në mes të natës. I shembën shtëpitë bashkë me plaçkat brenda, me rrobat e trupit. Kjo nuk i bëhet as armikut. Kjo që ka ndodhur nuk do të ndodhë më. Me u vjedh pronat qytetarëve, nuk ndodh më”, u shpreh Këlliçi.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, disa prej tyre shprehën ankesa ndaj Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Belind Këlliçi ngriti akuza se kreu i këtij institucioni nuk u shërben më interesave të qytetarëve, pasi postin publik, e shfrytëzon për të marrë tendera nga institucionet që janë në varësi të bashkisë së Tiranës, ku vetë ai është nëpunës. Për të tillë zyrtarë, Belind Këlliçi premtoi llogaridhënie pas 14 majit.
“Po Mariglen Qato nuk vjen te ty se Mariglen Qato e ka mendjen me ndërtu, është biznesmen. Shoferi i kapet me kokainë, e di ti? Ka marrë nja 10 leje ndërtimi, ka hapur kompani, ka marrë tendera, merr tendera te UKT-ja. Se kanë më mendjen këta, se punonjësit e shtetit janë bërë ndërtuesa, prandaj nuk vjen. T’ia themi qytetarëve, prandaj nuk vjen Mariglen Qato, banditi. Do t’u japim drejtim të gjithëve, pas datës 14 maj të gjithë do të paguajnë një më një çfarë u kanë bërë njerëzve”, u shpreh Këlliçi.
Teksa shtrëngoi duart me shumë qytetarë dhe mori besimin e tyre për 14 majin, Belind Këlliçi dëgjoi edhe problemet që shqetësojnë aktualisht banorët e Tiranës. Pensionistët janë ndër kategoritë më të prekura nga kriza e çmimeve, ndërsa përballen me vështirësi të përballimit të kostove të jetesës për shkak të pensioneve të ulëta.
“Bëni mirë të ktheni sytë nga shtresa jonë, se jemi pjesë e shoqërisë. 29 vjet kam punuar me Tensionin e Lartë dhe jam dëmtuar në shtyllë kurrizore. Me 40% të zemrës në punë nuk marr asnjë lloj gjëje. Pse s’kam një vit sigurime në pesë vitet e fundit, nuk kam. Prandaj them unë a do e heqësh “dënimin me vdekje” se unë e shoh veten “dënim me vdekje”. Në këtë periudhë është në rrezik jo Shqipëria, por kombi shqiptar."
"Ai vjedh vagona dhe nuk është hajdut, por Edi Rama është grabitës. Boll të iki Erion Veliaj është e rëndësishme. Trotuarin po e bën vetëm për demagogji tani, copa-copa aty. Le ta bëjë rrugën njëkalimëshe e ta bëjë trotuarin të ecim si njerëz."
"Ne kena me kenë mirë kur të fitoni ju. Inshallah e bën Zoti mbarë se jemi deri këtu. Kam punuar tërë kohën dhe nuk marr pension. Pensioni është sa marrim ilaçet”, u shprehën disa të moshuar dhe qytetarë të Tiranës.
Për këtë situatë, Belind Këlliçi ironizoi kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, i cili vite më parë kur bëri dy dasma luksoze, deklaroi se shpenzimet për to i kishte nga kursimi i pensionit të nënës së tij.
“Unë u jap një sugjerim: ai meqë ka shitur fiq, dhe meqë i ka dalë pensioni i nënës 500 milionë lekë për të bërë dasmë, të shkojë të jetojë me pensionin e nënës se paska lekë. Ta provojë njëherë pensionin e popullit, të shohë si jeton populli dhe ta marrë vesh mirë."
"Ai do të jetë leksioni më i mirë që i jepet nga njerëzit një politikani mashtrues, në 14 maj. Ta garantoj se kështu siç jeni ju, çdo ditë, unë eci me orë të tëra, jam 8 orë në ditë ecje nëpër rrugë e Tironës, kështu si ju janë të gjithë, kështu si ju janë të gjithë, asnjëri nuk ia jep votën”, u shpreh Këlliçi.
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, kërkoi nga qytetarët që të ftojnë miq e të afërm t`i bashkohen ndryshimit në 14 maj, duke votuar për numrin 5 në fletën e votimit për kryetar të bashkisë dhe numrin 1 në listën e kandidatëve për këshilltarë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38