Flash News

Ditari i Opozitës

Autoriteti thotë që jeni bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit? Vjen reagimi i parë nga Ilir Meta

Autoriteti thotë që jeni bashkëpunëtor i ish-Sigurimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë mbi akuzat se rezulton i përfshirë në dosjet e Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor. Dokumenti i Autoritetit të Dosjeve u dorëzua një ditë më parë në Kuvend.

Meta nuk e pranoi këtë pretendim, duke e konsideruar të pavërtetë. Ai tha se Autoriteti i Dosjeve po manipulon dosjet. Gjithashtu shtoi se kjo është një tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

“Po si mund t’i shmangem unë kësaj përgjigje. Kjo është vetëm për të ardhur keq për Autoritetin të manipulimit dhe kriminalizimit të Dosjeve se ata e dinë më mirë se kushdo që cfarë ka sa e vërtetë e sa e manipuluar është në ato dosje që thonë ata.

Me një email anonim elektronik që jam i sigurt kur të bëhet publikë do gajaseni të gjithë na qenka zbuluar se na qenka një I.M që sipas lojërave e aludimeve nga shkresa e autoritetet e tani na parlamenti, u zbulua pas 30 e ca vitesh I.M qenka ky njeri qe ne mars 92 eshte bere deputet e i eshte nenshtruar te gjitha filtrave te te gjitha koherave”, tha Meta.

 

Të fundit