Flash News

Ditari i Opozitës

Avantazhi ndaj PS në Kavajë, Qosja: Për të mirën e qytetarëve do t’i shtrij dorën edhe qeverisë

Avantazhi ndaj PS në Kavajë, Qosja: Për të mirën e

Kandidati i Fisnik Qosja i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka shpallur fitoren në qytetin e Kavajës.

 Për mediat ai u shpreh entuziast, ndërsa tha se edhe pse një betejë e vështirë ia doli pasi kishte në krah mbështetjen qytetare.

Ishte fitore e mundimshme, por qytetarët ma vbënë më të lehtë se kurrë. Unë kundër nuk kisha asnjë, kisha pranë qytetarët e Kavajës. Unë kisha kundër vetëm një gjë, makinerinë e pushtetit. Por qytetarët e Kavajës nuk i bën balla as makineria e pushtetit dhe as e njeriut për të drejtuar Kavajën aty ku duan ata”, tha Qosja duke theksuar se  “do punoj ditën e natë. Do jem në shërbim të tyre 24 orë”.

I pyetur nëse do të punojë për bashkimin e PD, ai tha “po, pasi PD-në e kam si shtëpinë time”.

Nuk nguroi të thoshte se për të mirën e qytetarëve do ti shtrijë dorën edhe qeverisë.

Për të mirën e qytetarëve të Kavajës do ti shtrij dorën çdo njeriu, çdo institucioni gjithashtu edhe qeverisë”, tha Qosja.

 

Të fundit