Flash News

Ditari i Opozitës

Avokati i Bardhit: Gjykata provoi se bisedat ekzistojnë

Avokati i Bardhit: Gjykata provoi se bisedat ekzistojnë

Marash Logu, avokati i kreut të grupit të PD, bëri një deklaratë për media pas seancës gjyqësore në GJKKO ku u shpall i pafajshëm Gazment Bardhi.

Ky i fundit denoncoi se drejtuesi i policisë së Shkodrës, Edmond Sula, ishte zgjedhur nga bandat.

Logu u shpreh për mediat se gjykata provoi që Bardhi nuk shpif dhe se bisedat që ai ka bërë publike, janë të vërteta.

Avokati i drejtoi edhe një thirrje Ramës duke i thënë të mos fshihet duke përdorur njerëzit e tij.

“Prokurori i çështjes doli kundër qëndrimit zyrtar të Altin Dumanit. Ai me shkresë thoshte se, po, këto biseda ekzistojnë dhe se janë pjesë e procedimit penal nr.9 të vitit 2023. Prokurori i çështjes kërkoi të deklarohej fajtor Gazment Bardhi për veprën penale të shpifjes. Po fatmirësisht gjykata ju referua ligjit dhe provave dhe vendosi të deklarojë të pafajshëm Gazment Bardhin duke provuar edhe njëherë se Gazment Bardhi as nuk shpif e as nuk fyen, por i referohet vetëm fakteve dhe dokumenteve zyrtare.

Tani kam edhe një apel për Edi Ramën me porosi të zotit Bardhi, ashtu siç e kam bërë edhe për Belinda Ballukun. Ajo fshihet dhe keqpërdor vartësit e saj të OSHEE për të mos u përballur me vjedhjet ne sektorin e energjisë elektrike. Thirrja për Ramën është që mos u fshih dhe mos përdor njerëzit e tu, po hajde vetë në SPAK dhe përballu me faktet e pakundërshtueshme  të lidhjes së policisë së shtetit dhe politikës me krimin e organizuar. Këtë llogari duhet ta japë Edi Rama dhe duhet ta japë në SPAK”, tha Logu.

 

Të fundit