Flash News

Ditari i Opozitës

Avokati i Berishës: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Avokati i Berishës: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Avokati i kryedemokratit Genc Gjokutaj deklaroi se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Gjokutaj tha se Gjoka është shkarkuar në vitin 1996 nga KLD.

Gjokutaj shtoi se është kërkuar shuarja e masës së sigurisë për Berishën për shkak se gjykata nuk ka zbardhur vendimin brenda afateve ligjore.

“Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë. Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës”, u shpreh ai.

Të fundit