Flash News

Ditari i Opozitës

Avokati i Popullit/ PD kërkon heqjen e Endri Shabanit nga lista e kandidatëve

Avokati i Popullit/ PD kërkon heqjen e Endri Shabanit nga lista e

Partia Demokratike ka kërkuar tërheqjen e emrit të Endri Shabanit nga lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se vullnetin e PD e përfaqësojnë vetëm Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja, duke e cilësuar Shabanin si “lepuri i Surrelit”.

“Jeni njoftuar për tërheqjen e firmave për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Në listën me 26 emra, ndodhet lepuri i Surrelit, Endri Shabani i cili po çon deri në fund skenarin e mazhoranës se Avokatin e Popullit do e merrte mazhoranca, e ka thënë i pari Erjo Mile dhe më pas Ulsi Manja.

Sot asnjë nga kandidaturat e Avokatit të Popullit nuk i ka firmat e PD për të garuar për këtë komision. Asnjë prej kandidaturave që kërkoni të hidhni për votim ditën e sotme, nuk është e ligjshme që ta hidhni për votim.

Është absurde që vazhdoni të çoni përpara skenarin për kapjen e Avokatit të Popullit. Endri Shabani nuk përfaqëson vullnetin e PD dhe kandidaturat tona janë zonja Adriana Kalaja dhe zoti Besim Ndregjoni”, deklaroi Këlliçi nga Kuvendi.

Të fundit