Flash News

Ditari i Opozitës

Avokati i Popullit/ Strazimiri i drejtohet socialistëve: Juridikisht nuk i keni firmat tona

Avokati i Popullit/ Strazimiri i drejtohet socialistëve: Juridikisht nuk i

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, se vullneti i shprehur i deputetëve për avokatin e Popullit, përmes firmës është i vetmi që ka fuqi juridike.

Strazimiri tha se mazhoranca po përpiqet të justifikojë një kandidaturë duke u mbështetur në firma të vjetra, të cilat janë tërhequr zyrtarisht nga opozita.

“Vullneti i fundit është ky që kemi sot. Nuk e mbështesim. Me firmë, me vulë, me shkresë. Me argument. Këtë, ti kësaj ti nuk mund t'i ikësh. Ti mund t'i ikësh faktit po, që nuk e di kur ja dhe, ja dhe dje, ja dhe pardje, ja dhe mbrëmë në darkë, nuk ka rëndësi. Unë sot të kam sjellë letrën, të kam thënë me firmën time, unë nuk e mbështes. Ta marrësh ta fusësh në seancë dhe të thuash ky ka mbështetjen dhe të këtyre se këtu është firma e këtij, ky është mashtrim i opinionit publik, është mashtrim i ligjit, është mashtrim dhe i seancës. Nuk ka lidhje me zakonin e mirë të parlamentit. Vullneti i shprehur me votë i deputetëve të opozitës të organizuar në grupet e tyre parlamentare, emër për emër, është nuk i mbështesim. Merrni zgjidhni një, mbështetni një tuajin, s’ka problem. Të gjeni një Igli Totozan tjetër nuk është problem ajo punë, nuk po ju themi këtë.

Po të marrësh të zgjedhësh një njeri që ne nuk e mbështesim dhe të thuash po për zotin ju e mbështesni, ky është mashtrim. Ashtu. Të thashë dhe njëherë, në qoftë se flet juridikisht, juridikisht vullneti i fundit është ai që kemi paraqitur me firmat tona. Nuk i mbështesim. Pastaj doni të nxirrni një nga celulat e Partisë Socialiste, mirë e bëni. Nuk është problem. Vazhdoni fitoni zgjedhje dhe fitoni përkrahje me këto raporte të zeza që ju sjell OSBE-ODIHR-i, ku thotë nuk ka demokraci, nuk ka media, nuk ka gazetarë, është narkoshtet. Vazhdoni bëjeni, nuk është problem, ju vazhdoni me fitore nga fitorja në fitore. Çështja është këtu ku flasim me këtë punë dhe po flasim juridikisht, jo politikisht. Juridikisht nuk i ke firmat tona, nuk e kanë mbështetjen tonë, ti nuk mund të thuash që vullneti i përparmë, kudo sido që të ketë qenë, është përpara kësaj. Nuk ka krijuar pasoja, pasoja krijon kjo tani”, tha Strazimiri.

Të fundit