Flash News

Ditari i Opozitës

"AVTV", risia mediatike e shtatorit

"AVTV", risia mediatike e shtatorit

Nga Dorian Teliti

Duket se Ardi Veliu nuk do prodhojë vetëm armë, por edhe lajme e emisione në TV-në e tij të ri, që pritet të hapet "pa asnjë kokërr leku investim", pasi çdo gjë ia "morën natën për natë" News 24.

Sa efikasitet! Nga AVTV do kalojë i pari lajmi, do përpunohet, e më pas do serviret për publikun e gjerë.

Më në fund, nën drejtimin policor, do marrim vesh të vërtetat tona, do kuptojmë më shumë mbi shpopullimin, varfërinë, korrupsionin endemik, abuzivizmin me fondet e buxhetit, e shumë afera të tjera si inceneratorët apo pronat publike të dhëna për një lek investitorëve 99-vjeçarë.
A donit media të lirë? Prisni shtatorin! Do jetë shfaqja më e bukur e vitit!

#AVTV IS COMING SOON!

 

Të fundit