Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi: Bardhi dhe Alibeaj janë në shërbim të Ramës, mbledhin vetëm deputetët ‘e joshur’

Baçi: Bardhi dhe Alibeaj janë në shërbim të

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Luan Baçi, tha se Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi po luajnë lojën e Ramës dhe janë në shërbim të kryeministrit.

I ftuar në studion e MCN Tv, teksa foli për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, Baçi tha se Alibeaj i ka përzgjedhur vetë anëtarët dhe me ata deputetë që i ka ‘joshur’ i fton në mbledhjet që organizon.

Baçi pohoi se në mbledhje nuk janë thirrur deputetët e tjerë që iu bashkuan prej fillimit lëvizjes së kryetarit Sali Berisha.

“Ne nuk bojkotojmë asnjë lloj procesi, edhe gjatë zgjedhjes së Presidentit ne ishim në Parlament, Alibeaj jo. Është në shërbim të Ramës 100 për qind, Alibeaj, Bardhi dhe 3-4 deputetë të tjerë. Mblidhen në grupin parlamentar 8 deputetë që i ka përzgjedhur vetë, te reforma territoriale dhe zgjedhore. Kam biseduar me z. Çollaku psh. më ka thënë nuk më pëlqen mënyra si operohet. Enkelejdi njofton vetëm të vetët sepse e di që nuk është kryetar i grupit parlamentar de facto. Kemi Ramën në një marrëveshje tashmë të hapur me disa deputetë të PD, që vazhdojnë të uzurpojnë mënyrën si funksionon partia. Alibeaj pas një mbledhje e ashtuquajtur e grupit parlamentar, e disa deputetëve që i ka joshur”, tha Baçi.

Të fundit