Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi: Berisha duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i qeverisë së djathtë

Baçi: Berisha duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i

Deputeti i PD-së Luan Baçi shprehet i bindur se kreu i PD, Sali Berisha është kryeministri më i mirë që mund të ketë opozita pas zgjedhjeve të 2025-ës.

I ftuar në MCN, Baçi theksoi se Berisha duhet të jetë kryeministri i qeverisë së djathtë, ndërsa shtoi se lista e deputetëve përcaktohet nga anëtarësia.

Një qeveri hije s’mund të dalë nga kryetari i partisë, apo struktura, qeveria përcaktohet nga vota e demokratëve. Berisha e ka thënë publikisht që kryeministri i qeverisë së djathtë do kalojë në votim, kush do jetë kryeministri.

Berisha e ka të gjithë të drejtën që të garojë për kryeministër. Nëse do mendimin tim personal unë jam që kryeministër i ardhshëm i PD të jetë Sali Berisha. Në të gjitha këndvështrimet që e shoh, do jetë kryeministri më i mirë që ka opozita. Nuk ka një problem me SHBA-të, por me një shpallje non grata që është e kontestueshme”, tha deputeti.

I pyetur a po përgatitet PD për listat e kandidatëve për deputetë, Baçi tha se “PD s’ka si të merret me listat, s’e bën dot as Berisha, sepse nuk e lejon statuti. Statuti e parashikon që lista do kalojë nëpërmjet anëtarësisë, do votojnë të gjithë një anëtar një votë”.

 

 

Të fundit