Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi ka dy kërkesa për Alibeajn: PD është ajo që doli nga 11 Dhjetori

Baçi ka dy kërkesa për Alibeajn: PD është ajo që

Deputeti demokrat Luan Baçi ka treguar dy kërkesat që Enkelejd ALibeaj duhet të plotësojë.

Në një lidhje direkte për studion e lajmeve në MCN Tv, Baçi tha se së pari Alibeaj duhet të tërheqë ankimimin e vendimit për Kuvendin e 11 Dhjetorit, dhe së dyti të njohë grupin parlamentar si një të tërë.

Ndër të tjera, Baçi tha se PD e vërtetë është ajo që doli nga 11 dhjetori, ajo që dje mblodhi Këshillin Kombëtar dhe e konsideroi mbledhjen e Kryesisë të thirrur dje nga Alibeaj, si përçarje për grupin.

“Alibeaj nuk ka grup, PD është një dhe e tërë, është ajo që doli nga 11 dhjetori me ndryshimet statutore që bëri atje. PD është ajo që mblodhi Këshillin Kombëtar, është kjo që shihni në mënyrë të përditshme në PD. Alibeaj bëri përçapje për të mbledhur grupin parlamentar. Kuvendet e njëpasnjeshme treguan se kush është PD dhe pak rëndësi ka numri i deputetëve që rrinë te PD apo te ashtë quajturi  grupi i Alibeajt. Më lejoni të them që 2 janë kërkesat që i janë  paraqitur Alibeajt.

Tërheqja e ankimimit që ka bërë në gjykatë dhe është i turpshëm, dhe njohja e grupit parlamentar si një i tërë, ai i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Këto çështje do të zgjidhin problemin. Ai vazhdon të ngulë këmbë për ta mbajtur të përçarë në dukje PD. Kuvendi i 11 dhjetori ka marrë vendime të detyrueshme për të zbatuar dhe tashmë që kemi Këshillin Kombëtar , ky merr vendime politike. Janë bëra të qarta vendimet. Kjo është opozita de facto dhe de juro që ekziston në vendin tonë”, tha Baçi.

Të fundit