Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi: Kryetarin e PD s'e heq dot as gjykata, as ambasadorja! Alibeaj të tërheqë padinë

Baçi: Kryetarin e PD s'e heq dot as gjykata, as ambasadorja! Alibeaj

Deputeti i PD, Luan Baçi ka folur për debatin mbi bashkimin e demokratëve.

I ftuar në ABC, ai tha se në PD nuk mund të flitet për negociata, por për bisedim mes kolegëve, pasi partia është një e vetme.

Baçi i bëri thirrje deputetit Enkelejd Alibeajt dhe grupit të tij të tërheqin padinë, pasi kryetarin e PD e zgjedhin demokratët.

“Të tërheqin anikimin e paligjshëm që kanë bërë në gjykatë për të bllokuar legjitimitetin e PD. PD nuk zgjedh kryetarin në gjykata. E kanë zgjedhur demokratët dhe nuk i heq dot as gjykata e as ambasadorja e SHBA”, tha Baçi.

 

 

Të fundit