Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi: PD do të shkojë deri në finish, në rotacionin politik në vend

Baçi: PD do të shkojë deri në finish, në rotacionin

Për deputetin e PD, Luan Baçi ky vit ishte plot zhvillime për PD-në.

"Një vit më parë është arrestuar Sali Berisha, e cila ishte një ngjarje shumë e rëndë dhe e rëndësishme. Shumë e rëndë që të arrestosh kryetarin e opozitës. Ky ka qenë një vit i mbushur me shumë sfida për PD-në. Këtë vit, PD ka qenë çdo ditë në aksion”. Arresti që iu bë Berishës më 30 dhjetor të vitit të kaluar ndikoi për ta vënë në lëvizje PD-në, ndikoi edhe tek ata eksponentë të PD-së që kishin një mendim më ndryshe. Si rezultat i kësaj qëndrese e bashkimi, Berisha sot është midis demokratëve, çdo ditë në takime”, tha Baçi në A2 CNN.

Më tej, Luan Baçi u shpreh se protestat kanë arritur shumë deri në këtë pikë, ndërsa theksoi se ato do të vazhdojnë deri në fitoren e PD-së dhe arritjen e rotacionit politik në vend.

“Protestat kanë arritur shumë. Së pari kanë mbajtur gjallë frymën e opozitës, të qytetarëve, të votuesve tanë. Shpesh kemi pasur kërkesë nga votuesit për t’u mbledhur në protestë. Ne nuk tërhiqemi nga kauza jonë dhe patjetër që do të shkojmë në finish deri në fitoren e PD-së dhe rotacionin politik”, tha Luan Baçi. 

Të fundit