Flash News
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Atentati i dytë ndaj Trump, Berisha: Armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Baçi për zgjedhjet në Himarë: Rama shkeli të gjitha procedurat, përdori skemë
Deputeti demokrat Luan Baçi ka komentuar zgjedhjet e mbajtura në Himarë, ku u shpall fitues Vangjel Tavo i PS.
I ftuar në Syri Tv, Baçi u shpreh se Rama përdori skemën e tij për të marrë bashkinë e Himarës, pas luftës që i hapi Fredi Belerit.
Baçi theksoi se Rama e filloi fushatën për ët marrë Himarën, në momentin kur emëroi Vangjel Tavon prefekt të Vlorës.
“Unë jo vetëm e kam lexuar si rezultat por edhe e kam parë dhe me lejoni që të them që në krye të herës se është lexuar nga të gjithë se bashkia e Himarës do të ishte një bashki që do të komandohej nga Edi Rama. Ai bëri çmos që edhe pse bashkia e Himarës i iku nga kontrolli ne 2023 në mënyrë të paparashikuar ku fitoi kandidati i opozitës, ai shkeli të gjithë procedurën, të gjithë ligjet, Çfarë nuk bëri. Hyri në konflikt edhe me Evropën për ta hequr Belerin që kishte fituar zgjedhjet. Dhe në e dimë se si u zhvillua ajo ngjarje. Dhe absolutisht Rama, paralelisht me luftën që i bënte kryetarit të bashkisë duke e arrestuar duke e burgosur, Duke shkelur procedurat dhe duke i parë me standarde të dyfishta. Ai bëri edhe skemën e tij për ta rimarrë. Puna e parë që beri, emëroi prefekt Vangjel Tavon, të gjithë e kuptuan se Edi Rama çoi Tavon për të bërë kryetar bashkie në Himarë. Por de fakto Tavo ishte edhe kryetar i bashkisë së Himarës pasi kjo bashki ishte pa kryetar.
Datën e zgjedhjeve e caktoi vetë e Edi Rama, duke thirrur Presidentin si një ushtar të bindur duke caktuar datën e zgjedhjeve pa u konsultuar me partitë politike. Kishte filluar fushatën që në momentin që kishte caktuar Vangjel Tavon prefekt. Kishte shpërndarë 1200 tapi në Himarë. Ishte bast i Edi Ramës që Himarën do ta merrte me patjetër”, tha Baçi.