Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Baçi: Rama ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore”
Deputeti i demokrat, Luan Baçi, ka komentuar rrëzimin e amendamenteve të PD-së nga ana e mazhorancës, teksa tha në News 24 se Rama e ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore”.
Ai deklaroi se kjo qeveri nuk mendon për të varfërit, pasi nuk miratoi as minimumin jetik prej 200 eurosh.
“Amendamentet e PD u rrëzuan, pasi PS ka marrë vendim politik. Amendamentet e Partisë Demokratike nuk janë populiste. Nëse do kishim minimum jetik 200 euro, asnjë pension apo ndihmë ekonomike nuk do ishte nën 200 euro. Rama na ka kthyer në “Republikë kryeministrore”.
Rrëzojnë minimumin jetik, rrëzojnë subvencionet bujqësore. Qeveria do japë para për inceneratorin, kur inceneratori nuk ekziston. Propozimi ynë është që këto 1.3 milionë dollar, të mos jepen tek “inceneratori” se do vidhen e këto para të kalojnë tek përkrahja sociale. Qeveria nuk dërgon paratë tek të varfërit”, tha Baçi.