Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi thirrje Bashës: Liro zyrat e degëve! Njerëz të paautorizuar mbajnë çelësat

Baçi thirrje Bashës: Liro zyrat e degëve! Njerëz të

Deputeti demokrat Luan Baçi ka folur mbi procesin zgjedhor për krerët e degëve në PD.

Për MCN TV, Baçi tha se kandidatën në Bashkinë e Fierit kanë mbëhstetjen e demokratëve duke shtuar se në PD, nuk ka palë. Ai i bëri ftesë kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj të monitorojë procesin, ndërsa i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të lirojë zyrat e degëve, pasi njerëz të paautorizuar po mbajnë çelësat.

“Nuk ka palë te PD-ja, sidomos pas zgjedhjeve të 6 marsit. Nëse ka deputetë të veçantë që kontestojnë procesin zgjedhor është tjetër gjë. Alibeaj ka një mision bashkë me Bashën dhe vazhdon me linjën e vet, pavarësisht se ka një fakt në bazë. Unë e ftoj Alibeajn të monitorojë procesin. Dakordësinë e japin demokratët, jo deputetët. Demokratët janë të bashkuar në përqindje të lartë. Alibeaj mundohej të kishte një dakordësi të dakordësuar me veten e vet. Ndikimi i Alibeajt dhe disa deputetëve të tjerë nuk është dashamiras. Nga njëra anë flasin për bashkim, nga ana tjetër ndikojnë që disa individë që mos marrin pjesë në proces. E kam humbur shpresën që z.Basha të bashkohet. Ka lënë Alibeajn që të vazhdojë politikën dhe orientimin e tij”, tha Baçi.

Të fundit