Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi tregon deputetin pranë Alibeajt që mbështet kandidatët e Primareve

Baçi tregon deputetin pranë Alibeajt që mbështet

Deputeti demokrat Luan Baçi ka treguar deputetin që është pranë Alibeajt, por që mbështet kandidatët e dalë nga procesi i Primareve.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Baçi tha se deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi, ka shprehur mbështetje për kandidatët e Primareve.

“Në Lushnjë nuk gjen dot Alibasha kandidat, deri tani po kërkon, por ia kanë prerë të gjitha strukturat aty. Mua më vjen mirë, nuk e kam dëgjuar vetë, por më kanë thënë se edhe zoti Koreshi është shprehur se do të mbështesë kandidatin e primareve dhe nuk pranojnë kanidat tjetër”, tha Baçi.

Në mesnatë KQZ  ka përcaktuar afatin e fundit për dorëzimin e dokumentacionit të plotë nga Lulzim Basha, ndërsa Alibeaj bëri të qartë se nuk do të ketë një document të dytë. Kryedemorkati Sali Berisha njoftoi ankimin në KAS për vendimin e mosregjistrimit të PD në zgjedhje.

 

Të fundit