Flash News

Ditari i Opozitës

Bajram Begaj zgjidhet President me 78 vota, një deputet i opozitës voton pro

Bajram Begaj zgjidhet President me 78 vota, një deputet i opozitës

Bajram Begaj u zgjodh sot President i Republikës së Shqipërisë në një seancë të posaçme.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, ndërsa votat u ndanë: 78 pro, 4 kundër dhe një abstenim. Maxhoranca ka në Kuvend 77 deputetë, çka bënë të dyshohet se një nga votat e dhëna pro zgjedhjes së Begajt, të ketë rrjedhur nga opozita.

Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi, morën pjesë në votim.

Nisur nga deklaratat para votimit, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se do të merrnin pjesë në votim, por votat e tyre do të shkonin kundër kandidaturës së Begajt.

Të fundit