Flash News

Ditari i Opozitës

Balla në trajnimin e qenve, ironizon Spahia: E vetmja strukturë e policisë që nuk rezulton në përgjimet e Sky Encrochat

Balla në trajnimin e qenve, ironizon Spahia: E vetmja strukturë e

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka ironizuar takimin e sotëm të ministrit të Brendshëm Taulant Balla me policinë mbi trajnimin e qenve në aksionet për kontrollet kundër armëmbajtjes pa leje, trafikut të armëve dhe të lëndëve narkotike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se kjo strukturë ishte e vetmja që nuk rezultoi në përgjimet e Sky Encrochat sepse nuk kuptojnë c’thotë ministri.

Njësia cinofile , e vetmja strukturë e policisë së shtetit në të cilën nuk rezulton ndonjë individ i përfshirë në përgjimet e Sky Encrochat me gjithë respektin për të gjithë ata policë të ndershëm dhe të përkushtuar.

Sado që mundohet Taulanti i bandave ti mbajë fjalim politik e t’I përfshijë në krim, janë imunë sepse fatmirësisht nuk kuptojnë ca thotë dhe nuk kërkojnë asgjë përvecse pak përkujdesje.”, shkruan Bardhi.

Të fundit