Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, Gjekmarkaj: Kuvendi është marrë peng nga mazhoranca

Tensionet në Kuvend, Gjekmarkaj: Kuvendi është marrë peng

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, e quajti situatën e krijuar sot në Kuvend të paprecedentë dhe deklaroi se “ky institucion është marrë peng”.

Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i bërë thirrje të veprojë në lartësinë e postit që mban.

“Parlamenti i Shqipërisë nuk është i Partisë Socialiste, ai është i qytetarëve shqiptarë”, tha ai. 

Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën se po ndalon pyetjet e opozitës ndaj institucioneve të drejtësisë dhe po shmang çdo debat të vërtetë politik, duke e trajtuar Kuvendin si pronë private të interesave të saj partiake.

Ai theksoi se kjo sjellje rrezikon demokratizmin dhe funksionimin e parlamentarizmit, duke kërkuar që çdo deputet të mbrojë institucionin nga degradimi.

“Zoti Peleshi, është koha të silleni si Kryetar i Parlamentit të gjithë shqiptarëve – jo si ushtar i bindur i një partie. Ushtrinë e keni kryer me kohë. Tani keni detyrimin të mbroni demokracinë”, përfundoi Gjekmarkaj.

Të fundit