Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Balliu: 25 përqind e himariotëve s’u lejuan të votojnë, u cënua procesi zgjedhor
Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, në një lidhje live në News 24 foli për zgjedhjet në Himarë.
Balliu tha se 25 përqind e qytetarëve në Himarë nuk janë lejuar që të votojnë. Sipas tij, është cenuar rëndë procesi zgjedhor.
"25 përqind e qytetarëve të Himarës nuk u lejuan të votojnë.
Shqipëria nuk bën dot zgjedhje, pasi kryeministri ka urrejtje për demokracinë. Me Ramën, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
Shqipëria mbajti zgjedhje më jodemokratike se në Venezuelë. Është denoncuar se vota ka shkuar deri në 500 euro.
Procesi zgjedhor u cënua rëndë. Procesi zgjedhor u cënua rëndë.
Edhe vendimi që u mor që zgjedhjet të mbahen më 4 gusht ishte që shumë qytetarë në Himarë të mos votojnë.
Edi Rama kërkon të bëjë investitorë strategjikë njerëzit e tij, por edhe për t’u bërë i tillë vetë.
Opozita do të bëjë gjithçka që Shqipëria të shkojë drejt një qeverie teknike, që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.
Rama po ndërton një shtet, që po konsolidohet si diktaturë. Ka dokumentim (fotografi) për presion ndaj votuesve në Himarë", tha Balliu.