Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: 5 janari, afati i fundit i Bashës për të lënë selinë e PD, shpresoj mos të provokojë incidente

Balliu: 5 janari, afati i fundit i Bashës për të lënë

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu deklaron se 5 janari është afati fundit që ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë lënë kreut të PD, Lulzim Basha që të largohet nga zyra e Partisë Demokratike.

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të respektojë vendimin e Kuvendit të datës 11 dhjetor duke larguar një person që ka vendosur të uzurpojë zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike. Uroj dhe shpresoj që deputeti Basha të marrë vendimin e duhur duke i hapur rrugë edhe zgjedhjeve të nevojshme brenda PD-së”, tha Balliu për Euronews Albania.

Balliu shpreson që marrja e PD-së të jetë e qetë dhe pa incidente.

“Shpresoj që zoti Basha mos të provokojë incidente dhe mos të ketë organizuar incidente, por jam i bindur që anëtarësia do ta ketë normale dhe të thjeshtë për të larguar atë që i ka uzurpuar zyrën. Nuk besoj se do të ketë ndonjë problem të tillë”, tha ai.

Në rast se ka (incidente), deputeti Basha do të mbajë përgjegjësi të plotë para anëtarësisë dhe ligjit”, shtoi ai.

Më 8 janar Komiteti i Rithemelimit të PD-së, ka njoftuar protestë kombëtare.

 

Të fundit