Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: 5200 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorin, do të verifikohen bar kode

Balliu: 5200 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorin,

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se në kuvendin e 11 dhjetorit që është thirrur pas ftesës së bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha do të jenë prezent 5200 delegatë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Balliu thotë se secili nga delegatët do të verifikohet përmes bar kodeve që në hyrje.

“Janë 5200 delegatë që kanë firmosur dhe të gjithë konfirmohen me bar kode. Cdo bexh ka një bar kod, e kemi bërë në bazë të një teknologjie.

Cdo delegat ka firmosur një formular ku ka vënë kartën e identitetit të tij. Kemi regjistruar fotografinë e bexhit, i kanë vetëm delegatët e PD.

Do ketë një monitor dhe do publikohet identiteti i cdo delegati që hyn.

Cdo njeri i konfirmon delegatët, kjo bëhet për transparencë. Tregohet në ekran identitetin e delegatit.  Firmat i kemi dhe do jenë të verifikueshme. Në total janë 7800 delegatë. Një mijë prej tyre nuk janë në Shqipëri. Jemi marrë me listat që ka firmosur Basha.  Kjo vërteton se ka shumicë absolute”, tha Balliu.

I pyetur se cilat janë propozimet që do të ndërmerren në kuvend, Balliu thotë se “Bëhet fjalë për propozime si:

Për kandidatin për kryeministër do bëhet me primare

Mocion mosbesimi nëse humb zgjedhjet, e drejtë e Kuvendit

Fraksionet, ti japim zë që mendon ndryshe.

Referendumet”

Të fundit