Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Ahmetaj u shkarkua për incineratorët, SPAK të marrë në pyetje Veliajn se ka firmosur

Balliu: Ahmetaj u shkarkua për incineratorët, SPAK të marrë

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka komentuar shkarkimin e Arben Ahmetajt si zv.kryeministër pak ditë më parë nga Edi Rama.

I ftuar të Ora Neës, Balliu thotë se Ahmetaj u shkarkua për çështjen e incineratorëve sepse nuk ka pranuar që të firmosë në emër të kryeministrit.

Balliu shtoi se SPAK duhet të marrë në pyetje Erion Veliajn që ka firmosur për incineratorët dhe që kalon paratë e shqiptarëve te mafia e ndërtimit.  

Balliu: Rama është na panik dhe i flet frika. Po shkojnë ministrat dhe deputetët të gjithë tek 313-ta. Rilindja është një anije që po mbytet. Rama po heq pak peshë që të ketë kohë për veten, prandaj po i hedh këta, edhe Ahmetajn. Rama ka frikë nga opozita e vërtetë. Edi Rama justifikohet se nuk ka firmosur dhe ka firmosur Ahmetaj. Ai është shkarkuar nga incineratorët. Rama e ka bërë që të heqë në barrë të vetes. Incineratorët vazhdojnë edhe pas arrestimit të Alqi Bllakos sepse kreu i tyre është Edi Rama. Ashtu si me Tahirin që akoma vazhdon droga.

Tani jemi të qartë se Rama është incineratorët. për ta ka firmosur edhe Veliaj, pse nuk e merr SPAK në pyetje, a mos është ajo që SPAK qeni që i thotë s’kap Erion Veliaj. Prova ka aq shumë sa duhen nja 6 godina kundër Erion Veliajt. Vetëm me vjedhjen e shtëpive dhe rrugëve që ua kalon grupeve kriminale me leje ndërtimi, e provon këtë. Ne kemi një njeri që ka firmosur, Erion Veliaj dhe është hequre Ahmetaj për këtë aferë. Ndërkohë shqiptarët vazhdojnë dhe paguajnë 80 mijë euro në ditë për këtë aferë.

               

 

Të fundit