Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu akuza SPAK: Heshtja pas kërcënimeve ndaj Vokshit është skandaloze

Balliu akuza SPAK: Heshtja pas kërcënimeve ndaj Vokshit

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu komentoi debatin e zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po menaxhohen denoncimet për krimin e organizuar.

I ftuar në A2CNN, Balliu përmendi telefonatën e koleges se tij Albana Vokshi, e cila sipas tij kishte denoncuar kërcënime ndaj saj dhe vajzës së saj. Për këtë, ai kritikoi mungesën e veprimeve nga SPAK. 

“Kur e pyeta që zonja Vokshi ju ka marrë në telefon, ju ka thënë që po kërcënohem unë dhe vajza ime, s’ka pasur ndonjë reagim. Pse nuk morët masa? Pse nuk erdhi as policia, as task forca? E vetmja përgjigje që patën është se nuk ishte kompetencë e jona. Nëqoftëse ty të ka rënë telefoni dhe bëhet fjalë për krim të organizuar, e ke kompetencë. Institucioni duhet të nisë hetimet, jo deputetët apo partitë politike”, tha Balliu. 
Ai shtoi se task forca e SPAK, e paguar me buxhetin e taksapaguesve, ka përgjegjësinë të ndjekë këto denoncime dhe të veprojë, ndërsa politikanët kanë detyrën vetëm të ngrenë shqetësime dhe të shpalosin programin e tyre politik.

 

Të fundit