Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Bardhi e Alibeaj flisnin si opozitarë, por deklaruan se janë me qeverinë dhe pushtetin

Balliu: Bardhi e Alibeaj flisnin si opozitarë, por deklaruan se janë

Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, ka komentuar qëndrimin e Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt për protestën e thirrur më 7 korrik.

Në një intervistë për Ora News, Balliu tha se të dy nën petkun dhe nën mandatin opozitar dikur flisnin si pjesë e opozitës, ndërsa me qëndrimin kundër ‘7 korrikut’ deklaruan se janë në krah të qeverisë Rama.

“Ka disa kohë që 2 personazhet nën petkun dhe nën mandatin opozitar I dhënë atyre nga votat opozitare flisnin si opozitarë. Më në fund dolën dhe thanë të vërtetën që ne jemi me qeverinë dhe me pushtetin dhe nuk mund të protestojmë kundër qeverisë tonë. Pra në këtë aspekt për ne që e denim nuk është ndonjë lajm, për ata që kishin dyshime tashmë është mëse e qartë se zotërinjtë janë në orar të punës por jo për opozitarizmin në Shqipëri apo demokracisë por për interesat e qeverisë dhe të dyve personale patjetër”, tha Balliu.

Të fundit