Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Bardhi është ilegjitimin në pozicionin që mban, qëndron në zyrë të vjedhur

Balliu: Bardhi është ilegjitimin në pozicionin që mban,

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka hedhur akuza mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, duke deklaruar se është ilegjitim në postin që mban.

I ftuar në RTV Ora, Balliu u shpreh se Bardhi po qëndron në një zyrë të vjedhur, në shkelje totale me statutin e partisë dhe se nuk ka tagër zyrtar sot në PD. Përgjigjia e Balliut vjen pasi Bardhi deklaroi se do të çonte në ndjekje penale të gjithë ata individë që abuzojnë me simbolet e PD-së.

“Gazment Bardhi është ilegjitim në pozicionin që është, është duke qëndruar në një zyrë të vjedhur. Nëse duhet të shkojë një ri në ndjekje penale është pikërisht Gaz  Bardhi i cili është emëruar në shkelje totale dhe flagrante të Statutit të PD-së. Bardhi nuk ka asnjë tagër në PD sot zyrtarisht”, u shpreh Balliu.

Të fundit