Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Basha është aseti më i madh i Ramës, më 8 janar selia i kthehet demokratëve

Balliu: Basha është aseti më i madh i Ramës, më 8 janar

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e sheh kryedemokratin Lulzim Basha si një aset të madh për kryeministrin Rama.

I ftuar në RTV Ora, Balliu u shpreh se kapja e opoitës është arsyeja pse Rama po vijon të qëndrojë në pushtet. Ndër të tjera, ish-deputeti shtoi se më 8 janar, selia e partisë do t'iu kthehet demokratëve dhe jo pengut të Ramës, duke shënjestruar kështu Lulzim Bashën.  

"Nuk ka asnjë aset më të madh për Ramën sesa Lulzim Basha. Kapja e opozitës është arsyeja pse Rama rri në pushtet, pavarësisht trafikut të drogës. Tashmë e ke bërë edhe familjen e Bashës pjesë të aferës së portit të Durrësit duke përfshirë kunatin e tij. Demokratët në orë 12 në 8 janar do t’i kthejnë demokratëve selinë e partisë dhe jo pengut të Ramës. Basha pati mundësinë që të vendoste interesat e demokratëve para interesave të tij dhe të kunatit, por ai refuzoi. Tashmë është detyra e anëtarësisë për t’ia kthyer selinë demokratëve. Dyer e PD-së do të hapen, do të hapen për demokratët dhe të gjithë shqiptarët. Nuk ekziston në asnjë vend të botës që mbyllen dyert e partisë. Bardhi tha se duhet marrë leje për tu futur në parti. Në 30 vite ajo parti nuk është mbyllur kurrë, as në vitin 1997. Ky është një akt i turpshëm nga Basha. Çon në SPAK dhe kërkon në burg për deputetët e tij dhe nuk i lejon që të futen në seli. Ai është në panik dhe i vetmua, i rrethuar nga disa servilë që paguhen me paratë e Ramës. Basha nuk vendos dot se kush futet e del nga selia e PD-së", tha Balliu.

Të fundit