Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: E vetmja mundësi për integrimin në BE është të votojmë atë që liberalizoi vizat

Balliu: E vetmja mundësi për integrimin në BE është

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një video të publikuar, tha se qeveria aktuale ka mashtruar qytetarët për 12 vite me radhë, duke krijuar iluzionin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Balliut, vetëm një qeverisje e re, si ajo e opozitës, që ka arritur rezultate konkrete, siç ishte liberalizimi i vizave, mund të sigurojë një rrugë të qartë dhe të besueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai shtoi se është koha për ndryshim dhe për një qeverisje që punon për qytetarët, jo për interesat e ngushta politike.

Postimi i plotë:

Integrimi i Shqipërisë në BE bëhet me punë, JO me mashtrime!

12 vite mashtrim për procesin e integrimit të Shqipërisë nga qeverisja e Edi Ramës.

E vetmja mundësi për të garantuar integrimin në BE është të votojmë atë që liberalizoi vizat me BE- u shpreh Balliu.

Të fundit