Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Eksponentët e lartë të PS nuk dalin dot në debat me opozitën

Balliu: Eksponentët e lartë të PS nuk dalin dot në debat me

Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu, deklaroi se eksponentët e lartë të PS nuk mund të dalin përballë opozitës në debate, por nxjerrin anlistët.

I ftuar në Syri Tv, Balliu tha se socialistët janë përfshirë në afera të ndryshme dhe nuk mund të dalin para deputetëve të opozitës të flasin për korrupsionin apo drejtësinë e korruptuar.

“Përballë opozitës, eksponentë e lartë të PS-së, nuk ekzistojnë po nxjerrin disa analistë të pavarur të qeverisë. Çfarë do të thotë Olta Xhaçka në një debat, si mund ta justifikojë Olta Xhaçka që e bëri burrin investitor strategjik. Si të dalë në një debat, Ermonela Felaj, me një opozitar dhe ti shpjegojë atij për drejtësinë, ndërkohë që gjysma e prokurorisë së Tiranës, ka mbiemrin e vet. Si të dalë ‘madamë dogana’, Elisa Spiropali përballë një opozitari dhe të flasë për luftën kundër korrupsionit.

Si mund të dalë Lindita Nikolla të flasë për demokracinë, parlamentarizmin, ndërkohë që ajo e ka shkatërruar parlamentin. Pra këta nuk kanë si të dalin përballë opozitarëve dhe në vend të tyre, tentojnë të futin disa analistë të pavarur të qeverisë”, tha Balliu.

Të fundit