Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu fton qytetarët në protestë: Rama po ushtron presion mbi drejtësinë për të mbrojtur Ballukun

Balliu fton qytetarët në protestë: Rama po ushtron presion mbi

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ushtrim presioni të drejtpërdrejtë dhe të paprecedentë mbi sistemin e drejtësisë, me qëllim, sipas tij, mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Balliu u shpreh se veprimet e kryeministrit nuk lidhen me mbështetjen personale ndaj Ballukut, por me frikën dhe vetëmbrojtjen politike të Ramës, pasi përgjegjësia për aferat, sipas tij, shkon drejtpërdrejt tek kreu i qeverisë.

"Një rast pothuajse i paprecedentë, ku kryeministri përdor gjithë pushtetin për të ushtruar presion mbi drejtësinë, me synimin mbrojtjen e një zyrtareje të përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim.

Kjo nuk buron nga besnikëria ndaj Belinda Ballukut, por nga frika dhe vetëmbrojtja politike, pasi pas aferave të saj qëndron përgjegjësia direkte e Edi Ramës.

Për këtë arsye, pushteti ka nisur një ofensivë të hapur ndaj sistemit të drejtësisë, duke cenuar ndarjen e pushteteve, ndërsa në prapaskenë Rama përpiqet ta neutralizojë politikisht Ballukun, nga frika se ajo mund të zbulojë të vërtetën.

Me këtë pushtet nuk mund të ketë diskutim, por vetëm përballje. Më datë 22, të bashkuar në protestë", shkruan Balliu.

Të fundit