Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Krimi është zhvilluar aq shumë sa është kthyer në rrezik për mbarë Evropën

Balliu: Krimi është zhvilluar aq shumë sa është kthyer

Deputeti i zgjedhur i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Klevis Balliu ka vijuar me akuzat se procesi zgjedhor i këtij viti ka dështuar qysh në fillim.

Në një intervistë në Ora News, Balliu tha se janë rreth 500 video ku janë konstatuar njerëz që kanë votuar më shumë se një herë. Ai shton se në zgjedhje janë implikuar edhe krimi i organizuar

Balliu: Denoncimet e opozitës janë një detyrë e jona për të nxjerrë një të vërtetë që e dinë të gjithë dhe duhet ta dijë edhe faktori ndërkombëtar. Janë rreth 500 video të tjera ku janë konstatuar njerëz që kanë votuar më shumë se një herë, apo që kanë futur duart në kutitë e votimit. Ka edhe një mungesë të theksuar të videove në shumë qendra votimi, kanë qenë inekzistente, pasi nuk kanë punuar kamerat. Procesi ka dështuar qysh në fillim.

Në zgjedhje janë implikuar edhe krimi i organizuar. Krimi është zhvilluar sa është bërë një rrezik për mbarë Evropën, duke tejkaluar në trafiqe edhe mafiet më të njohura. Ne po bëjmë çmos përballë bandave dhe qeverisë, por është naive që të thuash se opozita do t’i arrestojë, pasi nuk e kemi këtë tagër. Ne nuk kemi as denoncimin si dytë, sepse i takon drejtësisë.

Të fundit