Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu interpelancë me Lamallarin: Policia e inkriminuar, lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Balliu interpelancë me Lamallarin: Policia e inkriminuar, lidhje me krimin

Deputeti demokrat Klevis Balliu, në interpelance me ministrin e Mbrojtjes Besfort Lamallari, deklaroi se inkriminimi i Policisë së Shtetit është një realitet i njohur dhe i faktuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Balliu solli në vëmendje emra të njohur nga radhët e policisë të përfshirë në bashkëpunim me krimin organizuar dhe trafikun e drogës.

“Beteja jonë për pastrimin e Policisë së Shtetit bëhet në interes të vendit, në interes të sigurisë të qytetarëve, por edhe në emër të atyre efektivëve të cilët kanë dhënë jetën në luftën kundër krimit të organizuar. Raporti i zgjerimit i Komisionit Europian thekson qartë se Policia e Shtetit është ekspozuar në mënyrë serioze ndaj korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar. Edhe pse ekziston një proces vetingu në polici, raporti nënvizon se ai është i kufizuar dhe deri më sot nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Në shumë raste, ai duket më shumë si një mekanizëm selektiv në fakt, një gjueti shtrigash për të mbrojtur vetë sistemin e ngritur për inkriminimin e Policisë së Shtetit nga vetë kjo, nga vetë kjo qeveri.

Në rastet kur zhvillohen hetime ndaj zyrtarëve të niveleve të larta, raportohen ndërhyrje dhe intimidime ndaj gazetarëve dhe mediave. Kjo është veçanërisht shqetësuese, pasi një pjesë e madhe e lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës janë denoncuar pikërisht nga gazetaria investigative, nga gazetarë që me shumë kurajo kanë ekspozuar kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, si dhe aktet kriminale të tyre.

Keni rastin e Oltion Bistrit, ish-shefi i Operacionales, apo i Henigert Mitrit, drejtor i Policisë Lezhë, ku tregojnë qartë se si individë të niveleve të larta të policisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, jo vetëm kanë marrë pjesë në akte kriminale dhe në trafikun e lëndëve narkotike, por ata kanë lehtësuar aktet kriminale të vetë organizatave, siç është rasti me Pllumb Gjokun. Këto raste jo akuza nga Partia Demokratike, jo nga opozita, por të evidentuara nga përgjimet e SPAK-ut”, deklaroi Balliu.

Të fundit