Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Janë mbledhur më shumë firma se sa duhen për Kuvendin Kombëtar të PD-së

Balliu: Janë mbledhur më shumë firma se sa duhen për

Ish-deputeti Klevis Balliu ka deklaruar se deri tani janë mbledhur më shumë firma se sa duhen për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Balliu tha se nuk është çështja nëse Basha e njeh kuvendin, por nëse kuvendi e njeh Bashën, sepse ai është institucioni më i lartë i partisë.

Balliu: Firmat kanë kaluar ato që kërkon kuvendi kombëtar i PD-së sipas statutit e partisë. Edhe tani që flasim vazhdojë dhe numërohen fletë të tjerë. Ato janë lehtësisht të numërueshme sepse delegatët janë anëtarë të kryesisë. Shifrat janë të verifikueshme.

Nuk është çështja nëse Basha e njeh kuvendin, por nëse kuvendi e njeh Bashën, sepse ai është institucioni më i lartë i partisë. Pra, në këtë kontekst, Basha nuk ka asnjë të drejtë mbi kuvendin, sepse kuvendi mund të shkrijë edhe partinë.

Të fundit