Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu jep detaje nga organizimi i protestës: Strukturat e PD do të ndalojnë në çdo biznes

Balliu jep detaje nga organizimi i protestës: Strukturat e PD do të

Sekretari i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka dhënë detaje nga organizimi i protestës së nesërme, e thirrur nga Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile.

I ftuar në Abc News, Balliu tha se protesta do të zhvillohet te Kryeministria, ndërsa tha se strukturat e PD do të ndalen në çdo biznes për të shpërndarë fletëpalosjet ku janë renditur edhe arsyet dhe pikat kryesore të protestës.

“Protesta do jetë të kryeministria. Organizmi i protestës ka pasur një ndryshim themelor.  Strukturat e PD ndalojnë në çdo biznes, kudo që janë për të diskutuar dhe për t’i dhënë fletëpalosjet që ne kemi bërë. Aty janë listuar disa pika të rëndësishme dhe besoj se të gjithë qytetarët bien dakord. Është e lehtë të thuash lufta në Ukrainë, por lufta nuk është vetëm për Shqipërinë. Edhe Ukraina vetë e ka më të ultë çmimin e naftës. Mediet zvicerane po habiten me çmimin e naftës që kemi ne. Bordi vazhdon sipas interesit dhe qejfit të pushtetit. Nuk mund ta përcaktojë qeveria sepse ne jemi në treg të lirë. Kryeministri nuk mund të na bëjë budallenj, sepse ai e ngriti bordin, ai  është arkitekt i tij”, tha Balliu.

Të fundit