Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Lubi Balluku po tenton të marrë në kontroll Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj

Balliu: Lubi Balluku po tenton të marrë në kontroll Policinë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka denoncuar manipulimin e procesit të zgjedhjes së Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Balliu shkruan se, Belinda Balluku po tenton të marrë në kontroll edhe Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj, Skënder Hitaj, i cili i ka mbrojtur asaj krimet elektorale në Fier.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Burime tregojnë se Lubi Balluku po tenton të marrë në kontroll edhe Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj, Skënder Hitaj, i cili ka mbrojtur krimet elektorale të saj në zgjedhjet e fundit.

Është provuar se zonja Balluku ka ndërhyrë edhe tek dëshmitarët. Sa më shumë pushtet të grumbullojë ajo, aq më të pasigurt bëhen dëshmitarët dhe aq më i vështirë bëhet një hetim i drejtë.

I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë. Qytetarët arrestohen për 10 mijë lekë energji, ndërsa Balluku me afera qindra milionëshe vazhdon të jetë e lirë.

Të fundit