Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Mbyllja e TikTok, censurë diktatoriale

Balliu: Mbyllja e TikTok, censurë diktatoriale

Koordinatori rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, a reaguar pas vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik Tok.

Në Facebook, Balliu shkruan se me këtë vendim, Edi Rama po censuron fjalën e lirë dhe se ky akt kriminal, meriton një përgjigje të ashpër.

“Edi Rama me mbylljen e TikTok censurojë fjalën e lirë. 15 Mars të luftojmë për të.

Sot Edi Rama bashkojë Shqipërinë me Afganistanin Nepalin, Kinën, Pakistanin Somalinë, Indonesinë dhe Iranin duke ndalur fjalën e lirë.

Cili nga këto vende është në Europë.

Ky akt kriminal meriton një përgjigje të ashpër, një përgjigje të egër për këtë censurë diktatoriale që vjen si rrjedhojë e frikës dhe e tmerrit që ka mbërthyer e kapluar këtë qeveri nga humbja e pashmangshme e datës 11 Maj.

Te bashkohemi në protestë në datën 15 Mars kundër censurës së fjalës së lirë”, shkruan Balliu.

Të fundit