Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Me 77 vota turpi, socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me kryeministrin për ‘paratë e pista’ në ndërtim

Balliu: Me 77 vota turpi, socialistët rrëzuan kërkesën

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar rrëzimin e kërkesës së tij për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me pastrimin e parave të pista në sektorin e ndërtimit.

Sipas Balliut, kërkesa u refuzua me 77 vota nga deputetët socialistë, me arsyetimin se ai i referohej mediave, ndërkohë që burimet ishin të institucioneve si SPAK, INSTAT dhe Banka e Shqipërisë.

Ai akuzon qeverinë se përmes lejeve për kulla dhe projekte të mëdha po favorizon pastrimin e parave, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të apartamenteve dhe vështirësimin e jetesës për çiftet e reja.

Reagimi i plotë:

Kërkova një interpelancë me Edi Ramën për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, pasi ai është kreu i ekzekutivit që firmos lejet për kullat dhe projektet e mëdha.

Interpelanca u mohua me justifikimin qesharak se i referohem mediave, ndërkohë që unë i jam referuar SPAK, INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë.

Me 77 vota turpi, deputetët socialistë rrëzuan kërkesën për interpelancë me kryeministrin lidhur me lejet e kullave dhe pastrimin e parave të drogës në ndërtim.

Ndërkohë, çmimet e apartamenteve rriten nga paratë e pista, duke rrënuar familjet e reja dhe shtresën e mesme. Sot një çift i ri e ka pothuajse të pamundur të blejë një shtëpi në Shqipëri, ndërsa kartelet e drogës zotërojnë qindra apartamente.

Ky është një realitet i padrejtë që po dëmton rëndë të rinjtë dhe ekonominë e vendit, dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi politike.


“Ky është një realitet i padrejtë që po dëmton të rinjtë dhe ekonominë dhe kërkon përgjegjësi politike,” shprehet Balliu.

Të fundit