Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu me tone të ashpra në Kuvend: Ju jeni bërë miliarderë, shqiptarët zgjodhën kurbetin

Balliu me tone të ashpra në Kuvend: Ju jeni bërë

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën se si ajo prezanton arritjet e saj.

Në fjalen që mbajti sot në Kuvend, akuzoi mazhorancën se po feston fitore që nuk përkthehen në përmirësim të jetës së qytetarëve.

Deputeti demokrat denoncoi nivelin e lartë të taksave, pensionet minimale dhe çmimet e larta të ushqimeve, duke i krahasuar me ato të vendeve si Franca dhe Italia.

“Që ta quash këtë administratë europiane, më vjen keq po duhet të jesh i çmendur. Po shqiptarët me këto fitoret tuaja kanë fituar? Ata vetëm po largohen. Ju s’keni lënë gjë pa thënë për perëndimin e na tregoni që po sulmojmë ambasadorët. Puthuni sa të doni, përqafohuni sa të doni me shoqatën.

Fitoret që i shpallni, një qeveri do t’i shpallte nëse fiton edhe Shqipëria. Kemi taksat më të larta në rajon. Dilni dërdëllisni për pensionet, ndërkohë që i rrisni me 1 mijë lek. Më shtrenjtë i kemi ushqimet se Franca dhe Italia. Ju keni fituar, jeni bërë miliarderë, ndërkohë që shqiptarët zgjodhën kurbetin”, tha Balliu.

Të fundit