Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu me tregtarët e Kombinatit: Veliaj i vjedh dhe i dhunonon, të merret me avokatët se i ka ditët e numëruara jashtë

Balliu me tregtarët e Kombinatit: Veliaj i vjedh dhe i dhunonon, të

Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu ka denoncuar bashkë me tregtarët e Kombinatit vjedhjen e biznesit të qytetarëve dhe dhunën e bashkisë sipas tyre ndaj tregtarëve të Kombinatit

Qytetarët deklarojnë se bashkia ka ardhur natën dhe ka vjedhur mallin e tyre dhe tezgat e tyre.

Balliu: Para disa ditësh kemi denoncuar këtu një aksion të Bashkisë Tiranë që kërkonte të vidhte tezgat e banorëve pasi dëshuan ti vjedhin si rrjedhojë e qëndresës të qytetarëve gjatë ditës kanë ardhë natën si kriminelë dhe i kanë vjedhur tezgën edhe mallin.

Dy individë pa uniformë kanë ardhë pas disa ditësh dhe kanë sjelle ditën e djeshme tezgën pa mall, duke i ndërruar edhe emrin e tregtarëve që punonin tek tezga përkatëse që është zonja krah meje.

Personat ishin te paidentifikuar, pa uniformë,pa letra dhe kanë shtyrë duke dhunuar qytetaren.

I bëj thirrje Veliajt dhe mafiozëve të tij të mos merren me qytetarët të merren me avokatët se i kanë ditët e numëruara jashtë qelie.



Të fundit