Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu mesazh Ramës nga protesta: Të gjitha bandat do kenë të njëjtin fat

Balliu mesazh Ramës nga protesta: Të gjitha bandat do kenë

Deputeti i PD, Klevis Balliu i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë Rama nga protesta e opozitës para Kryeministrisë.

Balliu tha se të gjitha bandat kanë të njëjtin fat, shkojnë në burg, duke theksuar se protesta e sotme është një revoltë pa kthim që përmbyllet me dorëheqjen e Ramës.

“T’i arrestojmë dhe t’u konfiskojmë pasuritë që u kanë vjedhur ju. Kur një shtet bie pre e bandave, ndodh që biznesmenët merren peng. Nga ky podium do u themi që njësoj si kemi bërë me kriminelët kur ishim në pushtet, të gjitha bandat do të kenë të njëjtin fat, nuk do kenë vrimë ku të fshihen, do arrestohen dhe do shkojnë në burg.

Ndaj është e nevojshme qëndresa. Kjo është pikënisja e një revoltë pa kthim dhe e fitores. Jam krenar që jam një si ju, që jam pjesë e PD. Do korrim fitore, le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që kjo nuk mbyllet me një protestë por me largimin e Ramës, qeveri teknike, arrestimin e tyre”, tha Balliu.

Të fundit