Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Në 8 vite opozitë, kunati i Lulit ka hapur 14 kompani, nesër hyjmë ne seli pa dhunë

Balliu: Në 8 vite opozitë, kunati i Lulit ka hapur 14 kompani,

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu nga emisioni Politiko akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se përmes pazareve është peng dhe ka braktisur qytetarët.

Ai denoncoi se në tetë vitet e opozitës së Lulzim Bashës, kunati i tij ka hapur 14 kompani.

“Tha jam i detyruar ta bëj. I kam duart e lidhura, atëherë je peng. Kunati Lulit gjatë 8 viteve të qeverisjes ka hapur 14 kompani. Ky nuk është keq në opozitë. Basha është peng se nuk pranon zgjidhjen më logjike.”, deklaroi Balliu. 

Sa i përket protestës që pritet nesër në oborrin e PD, Balliu deklaroi se do të futen në zyrë edhe nëse është e mbyllur, ndërsa hodhi poshtë zërat se do të ketë dhunë. Ai shtoi se nuk do të ketë përplasje mes demokratëve.

“Nesër do të hyjmë ne seli, nuk do hyjmë me forcë. Nëse dera është mbyll do të hiqet. Dera do të shkulet. Të vendosë hekur e çfarë të dojë, nuk më ndalon Gaz Bardhi me Lulin. Përplasje mes demokratëve nuk do të ketë. Nuk jemi atje për t’u ndeshur fizikisht. Filmat që shpikin se do ketë dhunë, janë pisllëqe të shëmtuara”, deklaroi Balliu.

Të fundit