Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu në Kuvend: Rindërtimi u kthye në aferë, qytetarët ende në qiell të hapur

Balliu në Kuvend: Rindërtimi u kthye në aferë,

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë në seancën plenare, duke  për dështim në menaxhimin e situatës pas tërmetit të vitit 2019 dhe për abuzime me procesin e rindërtimit.

Ai deklaroi se paralajmërimet institucionale për rrezikun ishin injoruar, ndërsa fondet publike, sipas tij, janë keqpërdorur për interesa klienteliste dhe elektorale, duke lënë qytetarë ende pa strehim dhe pa përgjigje.

“Ju jeni paralajmëruar që më 29 korrik 2019, ndërsa tërmeti goditi më 26 nëntor. Madje kishte edhe një tjetër në shtator. Por në vend që të kërkoni ndjesë, ju vazhdoni të qeshni. Presidenti i Republikës i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes për të pyetur nëse vendi kishte kapacitetet për të përballuar një tërmet, dhe përgjigjja ishte se i kishim të gjitha mundësitë. Në realitet, nuk kishit as resurset minimale në terren.

Kjo është e vërteta e rindërtimit. Sot ka qytetarë që janë ende pa shtëpi, ndërsa banesat janë shpërndarë në mënyrë klienteliste, duke favorizuar njerëz që nuk janë prekur fare nga tërmeti. Ndërkohë, familje të tëra vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira, në Kombinat, Vorë e Durrës.

Ju, sa herë ka tragjedi, shihni mundësi për përfitime financiare dhe elektorale. Kjo ndodhi edhe me projektet e energjisë, ku janë shpenzuar miliona euro pa asnjë llogaridhënie. Kush do të mbajë përgjegjësi për këto para?

Ku është sot ministrja përgjegjëse për këto çështje që të vijë të japë shpjegime? Pse shmanget përballja me Kuvendin? Ndërkohë, qytetarët përballen me taksa të larta dhe shërbime të dobëta.

Mazhoranca nuk mban përgjegjësi dhe mbron aferat. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të mos pranojnë më këtë situatë”, tha Balliu. 

Të fundit